Shoqërohet në polici personi që rrahu vajzën e mitur në Tauk Bahçe NULL NULL 23.06.2022 18:59 23.06.2022 18:59 Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka arritur që ta identifikoj dhe shoqëroj në stacion personin i cili dje në pamje të publikuara në media shihej duke e rrahur një vajzë të mitur. Sipas njoftimit, policia në koordinim me prokurorin për të mitur ka iniciuar një hetim për rastin “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, duke proceduar të njëjtin në fazat e mëtejme të hetimi, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave që e karakterizojnë ngjarjen. “Së këndejmi policia e Kosovës është e përkushtuar që brenda mandatit të saj ligjor, të siguroj zbatimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimi apo keqtrajtimi çfarëdo qoftë ai”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 12 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 52 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë