Shoqëria civile kundërshton emërimin e noterëve të rinj – letër publike komunitetit ndërkombëtar NULL NULL 10.11.2019 14:30 10.11.2019 14:30 Organizatat e shoqërisë civile vazhdonjë të kundërshtojnë emërimin e noterëve të rinj nga ana e ministrit në largim të Drejtësisë Abelard Tahiri. Ato i janë drejtuar me një letër publike komunitetit ndërkombëtar, me ç’rast kanë vlerësuar se Ministria e Drejtësisë ka udhëhequr një proces jashtëzakonisht të dyshimtë në përzgjedhjen e noterëve të rinj, duke mos respektuar standardet miniminale të transparencës. “Lista e kandidatëve të përzgjedhur përbëhet në masë të madhe nga familjarë dhe njerëz të ndërlidhur me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me disa nga anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit për Noterinë, si dhe nga njerëz që nuk i kanë plotësuar as kushtet formale. Procedura e përzgjedhjes së noterëve të rinj është zhvilluar edhe gjatë kohës kur ministria nuk kishte legjitimitet për të zhvilluar një proces të tillë për shkak të rënies së qeverisë” thuhet në reagim. Tutje në letër thuhet se Tahiri po tenton t’i emërojë 30 noterë nga e njëjta listë e kandidatëve të përzgjedhur në procedurë të dyshimtë. “Ne kërkojmë nga ju të nderuar ambsadorë që të vazhdoni të na mbështesni në kundërshtimin e fuqishëm të emërimit të noterëve të rinj. Ne ju ftojmë që premtimin e z. Tahiri se do të emërojë njerëz të kualifikuar të mos e merrni parasysh. Kërkesën tonë e bazojmë në faktin se ne kemi kundërshtuar procedurën e përzgjedhjes së noterëve dhe jo kandidatë të caktuar. Prandaj, asnjë noter nuk duhet të emërohet nga lista e kandidatëve aktualë të përzgjedhur përmes një procedure jashtëzakonisht të dyshimtë”. Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar mbështetje në kundërshtimin e tyre të këtij procesi, si dhe kanë kërkuar nga ndërkombëtarët të kenë rol proaktiv në përzgjedhjen e noterëve nga qeveria e re. Organizatat që kanë drejtuar këtë letër publike janë si më poshtë Instituti EPIK Lëvizja FOL Lëvizja Çohu Demokraci Plus Demokraci për Zhvillim Grupi për Studime Juridike dhe Politike Instituti Demokratik i Kosovës Instituti i Kosovës për Drejtësi Iniciativa për Progres Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile Instituti Columbus *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 35 minuta më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 1 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 2 orë më parë