Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndihmon 130 familje në Mitrovicë NULL NULL 02.04.2020 15:59 02.04.2020 15:59 Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” e drejtuar nga hoxhë Halil Kastrati, sot ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike 130 familje në nevojë të Mitrovicës, ku 30 prej tyre janë dhuruar për familjet që jetojnë në pjesën veriore të qytetit. Me rastin e shpërndarjes ishte i pranishëm edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ku së bashku me hoxhën Halil Kastrati kanë ndarë pakot ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë sociale. Me këtë rast, Bahtiri ka falënderuar dhe vlerësuar kontributin e shoqatës së Kastratit, duke thënë se kjo shoqatë vazhdimisht ka ndihmuar shumë familje të Mitrovicës me pako ushqimore, ka ndarë bursa për studentët e familjeve në nevojë, si dhe kanë zgjidhur çështjen e banimit disa familjeve, me ç’ rast nga një projekt i përbashkët janë ndërtuar edhe 50 shtëpi të cilat do të ndahen shumë shpejt për familjet e përzgjedhura. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 16 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 30 minuta më parë