8:50, 28 Maj 2020

Vendimit të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për lirim nga pagesave të peronëve për operatorët e linjave ndërurbane iu është bashkangjitur edhe stacioni i autobusëve në Gjakovë.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë thirrje që kjo praktikë të zbatohet edhe nga stacionet në komunat e tjera të Kosovës.

“Ky vendim i stacionit të autobusëve që ka ardhur sot vjen pas kërkesës që unë i kam bordit përkatësisht stacionit të autobusëve për të liruar të gjithë operatorët nga pagesa e tarifës së perononizimeve për shkak të numrit të vogël të udhëtarëve dhe për shkak të humbjeve që i kanë të mëdha gjithë operatorët e transportit rrugorë të udhëtarëve”.

“Sa jam unë në dijeni këtë politikë  tashmë po e zbaton edhe Stacioni i Autobusëve në Gjakovë dhe uroj që kjo praktikë të ndiqet edhe nga stacionet tjerë të autobusëve me të vetmin qëllim që tu dilet në ndihmë”, tha Kurtishaj.

Kurtishaj ka treguar se i kanë dorëzuar edhe një kërkesë tjetër për lirim nga pagesa të operatorëve të trasportiti ministrit Lumir Abdixhiku, për lirim nga pagesa për të gjithë ato kompani që u ka skaduar rendi i udhëtimit si ndihmë për gjendjen ekonomike të krijuar si pasojë e pandemisë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë