12:20, 15 Korrik 2020

Kryetari i Shoqatës dhe Unionit të Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq ka kërkuar nga Podgorica zyrtare që të tërheq urgjentisht ambasadorin e Malit të Zi në Prishtinë.

Në kërkesën e Vujiçiqit thuhet se tërheqja e të dërguarit të Podgoricës duhet të bëhet “deri në rregullimin e pozicionit tonë juridik zyrtar dhe fillimin e zbatimit të Strategjisë për Integrimin dhe Afirmimin e Malazezëve, e cila u miratua nga Qeveria e Kosovës në vitin 2016”.

“Zzyrtarët më të lartë të Kosovës kanë marrë përsipër  zgjidhjen që nga momenti kur më 5 janar 2009 me kërkesën tonë, Presidenti i atëhershëm i Malit të Zi, Fillip Vujanoviq, kushtëzoi emërimin e Ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë deri në njohjen kushtetuese të komunitetit malazez dhe sigurimin e kushteve për kthimin e qëndrueshëm të popullatës jo shqiptare nga Kosova në Mal të Zi”.

“Sidoqoftë, megjithëse Kosova ende nuk i ka përmbushur asnjë prej kushteve, megjithëse për 12 vjet i mashtron Malin e Zi dhe ne malazezëve, marrëdhëniet diplomatike u krijuan në 15 janar 2010 ndërsa Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë mori detyrën më 24 tetor 2016”, thekson ai, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë