Shoqata e Gazetarëve Sportivë reagon ndaj fyerjeve të Tahir Batatinës drejtuar gazetarëve të Klan Kosovës NULL NULL 20.07.2020 19:36 20.07.2020 19:36 Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, reagon ndaj opinionit ofendues të trajnerit të Klubit Futbollistik Llapi, Tahir Batatina, drejtuar gazetarëve të Klan Kosovës, Emanuel Syla dhe Maki Bajramit, në emisionin Sports Show të datës 19 korrik 2020. Si bord i SHGSK-së, konsiderojmë se ofendimet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe si të tilla i dënojmë, ku preket identiteti dhe të drejtat e tyre. “Andaj, kërkojmë nga trajneri në fjalë por edhe të gjithë komuniteti sportiv që të përmbahen nga gjuha ofenduese. Gazetarët janë ata të cilët edhe në kushte të rënda pandemie, po mundohen ta kryejnë punën e tyre profesionale. Ne nuk mbajmë anën e askujt në relacionet e interesit, as të klubeve e as të Federatës së Futbollit të Kosovës në këtë rast”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gazetarëve Sportivë përcjell Klan Kosova. Sikurse klubet, poashtu edhe gazetarët duhet të kenë të drejtat të kryejnë punën e tyre, duke iu përmbajtur gjithnjë kodit etik dhe profesional gazetaresk. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë