Shoku i mirë në momente të vështira (VIDEO) NULL NULL 26.02.2023 18:07 26.02.2023 18:07 Gjilani shënoi fitore ndaj Trepçës 89’, me rezultat 1-0, në kuadër të Superligës së Kosovës. Në Gjilan kishte erëra të fuqishme dhe për disa momente edhe flamuri i këndit nuk qëndronte në vend, kështu që ishte e vështirë edhe të ekzekutohej goditja nga aty. Ylli Hoxha e pati këtë problem në minutën e 91’, por ishte shoku i tij i skuadrës Cale, i cili e mbajti flamurin, derisa ai e ekzekutoi goditjen e këndit. Gjilani pas kësaj fitore renditet në vendin e tretë në tabelë.