Shokët e Jota-s nga Liverpooli marrin pjesë në funeralin e tij dhe të vëllait NULL NULL 05.07.2025 12:34 05.07.2025 12:34 Në një atmosferë të rënduar nga trishtimi dhe dhimbja, u mbajt sot ceremonia mortore për futbollistin Diogo Jota dhe vëllain e tij, Andre Silven, të cilët humbën jetën tragjikisht ditë më parë. Ceremonia u zhvillua mes një pjesëmarrjeje të gjerë të familjarëve, miqve dhe komunitetit sportiv. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, si dhe shumë bashkëlojtarë aktualë e ish-bashkëlojtarë të Jota-s, të cilët kishin ardhur për të nderuar kujtimin e tij. Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ishte i pranishëm, ashtu edhe Joe Gomez e Alexis MacAllister, por edhe ish-bashkelojtari i tij, Fabinho. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days