Shoferi kosovar shkakton aksident me fatalitet në Milot-Morinë – arrestohet NULL NULL 02.11.2024 13:36 02.11.2024 13:36 Foto ilustruese Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet. Viktima, një burrë 57-vjeçar me inicialet P.B., banues në Mirditë, u godit nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën. Policia Rrugore ka bërë të ditur se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, shtetasin J.S., 24 vjeç, banues në Kosovë, i cili akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas burimeve zyrtare, siç njofton “EuronewsAlbania”, ngjarja ka ndodhur në territorin e bashkisë Mirditë, ku automjeti i drejtuar nga 24-vjeçari ka përplasur për vdekje këmbësorin P.B., i cili nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Materialet procedurale në lidhje me këtë ngjarje i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 15 orë më parë