13:30, 16 Tetor 2019

Nëntë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë i cili ndodhi së fundi në një qytet perandorak të Marokut.

Siç shihet në pamje, një shofer që thuhet se ishte në gjendje të dehur, humbi kontrollin mbi makinën e tij dhe u fut me shpejtësi marramendëse brenda një restoranti të fast-food-it, njofton Klan Kosova.

Aty shihet momenti kur makina godet një shufër të lehtë para se të përfundonte brenda restorantit, duke goditur rëndë klientët, karriget dhe tavolinat.


Aksidenti raportohet se kishte ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit dhe restoranti ishte akoma i hapur atë kohë për shkak se ishte vend i frekuentuar nga studentët e fakultetit të shkencave.

Konkurs Pune

Lexo më shumë