Shoferët “fluturojnë” me 198 km/h, policia konfiskon 19 pantentë shoferë – në pranga dy persona NULL NULL 02.08.2020 09:15 02.08.2020 09:15 Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet me radar në akset rrugore, për të parandaluar aksidentet ku edhe mund të sjellin viktima. Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit mbrëmë policia ka konfiskuar 19 patentë shoferë që janë kapur duke shkelur rregullat e komunikacionit. Në mesin e shkelësve ka pasur edhe të dehur. Policia thekson se ka arrestuar dy persona. Në rrugën Sauk-Teg, “shpejtësi dhe çmenduri”, duke vozituru deri në 198 km/h. Linku nga video e publikuar: https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/2819298228356530 Njoftimi i plotë: Sauk-Teg- Vijon kontrolli me Radar , për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara. Kontrolle edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me dragera për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e . rregjistron 198 km/h, në një rrugë ku shpejtesia maksimale e lejuar është 90 km/h, shpejtësi per , por kurrsesi për të udhetuar i sigurtë për veten dhe të tjerët në rrugë. shënon 1.11 mg/l dhe 0.99 mg/l alkool në frymemarrjen e një drejtuesi mjeti pune! Papërgjshmëri dhe guxim i tepruar, pasojat e të cilës mund të jenë fatale , për jeten e përdorueseve të tjerë të rrugës. Edhe pse kontrollet me radar dhe alkooltestues, janë shumëfishuar jo vetëm në Tiranë por në gjithë rrugët urbane dhe ato interurbane te Shqiperise, pavarësisht se në fundjavë kontrollet janë edhe me te përqëndruara, fushatat sensibilizuese gjithashtu më të shumta, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh qe abuzojnë duke përdorur mjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore, si “vrasës” të sigurisë në rrugë. Prej orës 20:00 e deri në këto momente, janë 12 leje drejtimi, për shpejtësi që varionjnë nga 132 deri në 198 km/h. Dhe 7 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionin nga 0.29mg/l deri në 1.11 mg/l. Dy drejtues mjetesh në pranga për drejtim mjetin në gjendje të dehur që varionin nga 0.78mg/l deri në 0.99 mg/l, sasi që sipas testeve të verifikuara vinte në rrijtje. Gjithashtu janë vendosur 5 gjoba maksimale, me nga 30 mijë lekë të reja secila për abuzim me shpejtësinë për drejtues mjetesh rezident në nje nga vendet e BE-së. Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, mos abuzoni me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kujdesuni për jetën tuaj dhe të përdoruesvë te tjetër të rrugës. Të fluturosh në rrugë gati me 200 km/h apo në gjendje të dehur ke cënuar rëndë sigurinë e jetës në rrugë. Policia Rrugore me radarë e dragera është prezente kudo, jo për të shtuar numrin e gjobave por për të parandaluar kërcënimin e jetës në rrugë nga këta drejtues mjetësh që abuzojnë me rregullin dhe normat e sjelljes në rrugë. #StopAlkoolitNeTimon #StopShpejtesiseSeLarte #ShpetoJeteDukeNgadalsuar #ShpetoJeteDukeRespektuar *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Festa e Pashkëve: Dodë Gjergji fton qytetarët për paqe, harmoni, barazi e tolerancë fetare 5 minuta më parë