Shkurte Ismajli fiton medaljen e bronztë në botëror - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkurte Ismajli fiton medaljen e bronztë në botëror

NULL NULL
nga Jon Ajeti 20.05.2023 14:01

Kick-boksierja Shkurte Ismajli ka arritur sukses të madh në Kupën Botërore të këtij sporti që po zhvillohet Stamboll të Turqisë.

Ismajli arriti të stoliset me medaljen e bronztë në kategorinë 59 kilogramë. Në njoftimin e Federatës së kick-boxit të Kosovës ky konsiderohet një sukses i madh për garuesen prespektive.

Në këtë garë po marrin pjesë 45 shtete me qindra garues. Teksa si garues do të marrë pjesë edhe Arbër Salihi. Ndarjen e drejtësisë në këtë turne do ta bejë edhe nje gjyqtari nga Kosova, Albin Musa.

Kupa e botërore, zhvillohet nga 18 deri më 21 maj.