Shkup: Marshi protestues i punonjësve mediatik për përmbajtje cilësore gazetareske dhe paga dinjitoze NULL NULL 17.02.2023 15:47 17.02.2023 15:47 Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) përmes marshimit në Shkup nga Qeveria deri në Kuvend, sot dërguan kërkesa për gjetjen e zgjidhjeve sistematike për cilësinë e përmbajtjeve gazetareske, paga dinjitoze, sigurimin e kushteve për produkte cilësore dhe profesionale gazetareske për mediat tradicionale, por edhe për mediat e reja. Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, duke sqaruar kërkesat, theksoi se zbatimi i ligjeve të rëndësishme në sferën e gazetarisë është i nevojshëm për të siguruar funksionimin e pavarur të punës së shërbimit publik dhe rregullatorit. SHGM dhe SPGPM kërkuan zbatim të shpejtë dhe efikas të ligjeve të cilat trajtojnë sigurinë e gazetarëve, si dhe mbështetje për kolegët e brendshëm. Të gjitha këto kërkesa SHGM dhe SPGPM i dorëzuan në Qeveri me plan aksional me pika, nënpika dhe afate për realizim. “Stop trendit negativ të fjalimit poshtërues nga ministra, drejtorë dhe politikanë. Mediat lokale dhe rajonale po punojnë në prag të mbijetesës. Siguria e gazetarëve nuk është në nivelin që duhet të jetë”, theksoi Çadikovski. Kjo, siç theksoi ai, është gjëja më e rëndësishme për të siguruar një mjedis demokratik në të cilin do të çimentojmë lirinë e shprehjes si imperativin më të fortë për mirëfunksionimin e shtetit. Kryetari i SPGPM-së, Pavle Belovski, theksoi se jemi dëshmitarë që edhe të drejtat më elementare të punës së punëtorëve mediatik nuk respektohen dhe anashkalohen. “Duhet të bashkohemi së bashku siç jemi në këtë marshim për të vazhduar t’i kërkojmë dhe të luftojmë për atë që na takon sipas ligjit. Këto situata mund të përmirësohen kryesisht vetëm me nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive, të cilat do të përcaktojnë kushtet e punës, si dhe obligimet dhe detyrimet e të dyja palëve. Për të arritur sukses në nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive me të cilat njëherë e përgjithmonë do t’i jepet fund anarkisë, duhet dialog, dialog nga të gjithë dhe fitore për të gjithë”, tha Belovski. Ai theksoi se në diskursin publik ekziston një atmosferë në të cilën gazetarët dhe punonjësit mediatik sulmohen, shahen, rrihen, nëpërkëmben, ngacmohen gjithnjë e më shumë dhe se narrativa buron nga disa burime, madje edhe zyrtarët e lartë politikë i lejojnë vetes të ofendojnë dhe përçmojnë. “Ne besojmë se kjo situatë duhet të ndalet. Sulmet ndaj gazetarëve dhe punonjësve mediatik janë sulm ndaj publikut, përkatësisht ndaj të drejtës së qytetarëve për t’u informuar”, tha Belovski. Kryetari i SPGPM-së theksoi se një nga arsyet e këtij marshimi është dhënia e mbështetjes dhe ndërgjegjësimit të gazetarëve shtetërorë të brendshëm dhe kushteve në të cilat punojnë. “Marshim apo protestë, nevoja, kërkesa apo kritika. Pavarësisht se si i bëjmë pyetjet, përgjigjet janë të qarta për të gjithë ne. Përgjegjës për asgjë, përgjegjës për gjithçka. Nuk heshtëm, folët kur gazetaria depërtoi në këtë Republikë të re. Ne nuk e mbyllnim gojën edhe kur na rrihnin, na ngacmonin, kur na burgosnin, kur humbëm punën. Ne përgjigjemi nën emrin e punonjësve mediatik që nga korniza e parë, pastaj përmes stilolapsit të mprehtë dhe deri te butoni deri në realizim. Individi që qëndron pas së vërtetës, mendimit të lirë dhe interesit publik”, shtoi Belovski. /zhurnal.mk *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “E bëri Kosovën krenare”, Dillan Barbatovci, kosovari i parë që u bë pjesë e Marinës Spanjolle 21 minuta më parë
Kosova Kryeziu i KDI-së: VV-ja po pozicionet për të qëndruar në opozitë ose për zgjedhje të reja 31 minuta më parë