Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkup, flamuri i NATO-s ngritet para Qeverisë

NULL NULL
12.02.2019 09:56

Sot me fillim në ora 11:00 do të mbahet ceremoni solemne me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë e cila së shpejti do ta bartë emrin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Me rastin e kësaj ngjarje kryeministri Zoran Zaev, do të mbajë fjalim.
Mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tanimë është larguar nga objekti i qeverisë. Këto shkronja janë larguar me qëllim që të shtohet edhe “E Veriut”, në pajtueshmëri me emrin e ri kushtetues të shtetit, raporton Alsat-M, transmeton Klan Kosova.

Pas Qeverisë pritet që të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit, ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.