Shkullaku për marrëveshjen e Washingtonit: Në fund do na ngelin vetëm letrat

Shkullaku për marrëveshjen e Washingtonit: Në fund do na ngelin vetëm letrat

NULL NULL
1 muaj më parë

Opinionisti dhe gazetari nga Shqipëria, Armand Shkullaku, ka shprehur skepticizëm në lidhje më marrëvesjen e arritur në Ëashington më mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai mes tjerash tha se duhet të jemi me këmbë në tokë sepse siç theksoi, pas zgjedhjeve në SHBA gjithçka mund të vihet në pikëpyetje.

“Duke dëgjuar gjithë entuziazmin që ka përfshirë, të krijohet përshtypja që këtu kemi të bëjmë me një Plan Marshall të SHBA-së në Ballkan”.

“Unë jam një çik skeptik te kjo pjesë. SHBA të paktën këto 30 vjet janë vendi që ka investuar më pak, s’po flas për donacione, por dhe për investime më pak në Shqipëri, po ashtu edhe në Ballkan, më pak krahasuar me çdo vend tjetër, flasim për vendet e BE-së, në Gjermani, etj.”.

“Nuk po ia vë fajin Amerikës, por unë po them që konkretisht Amerika ka bërë politikë në vendet si ne, me qasjen NATO, për të garantuar sigurinë, etj,. ndërsa nga pikëpamja financiare amerikanët, qoftë dhe institucionet financiare amerikane, në radhë të parë shikojnë rentabilitetin. Nuk është Amerika vend që bën donacione. Është vend që në qoftë se dhe një, duhet të marri prapa tre”.

“Këtë e shoh më tepër si një përpjekje të administratës së Trump për të patur një marrëveshje Kosovë-Serbi, bie dakord që në terma politikë ishte e pamundur sepse palët janë skajshmërisht të kundërta dhe e vetmja mundësi ishte për të folur për ekonominë”.

“Duhet të jemi me këmbë në tokë sepse mendoj që mbas zgjedhjeve në Amerikë gjithçka mund të vihet në pikëpyetje, pavarësisht nëse fiton Trump”.

“Jam dyshues shumë i madh që një projekt i tillë në këto përmasa që ne përfytyrojmë, do të ketë follow-up pas këtyre zgjedhjeve”.

“Mbështetja amerikane ndaj shqiptarëve është mbështetje e qartë politike dhe ne jemi rreshtuar atje ku duhet”.

“Këto duhet t’i marrim me rezerva. Po flasim për hekurudha, për porte të thellësisë së madh. etj., do mblidhemi prapë në këtë studio dhe do e shohim që hekurudha do jetë atje ku është. “Pra do flitet- do flitet-do flitet, dhe në fund do të na ngelin vetëm letrat”.

“Nuk dua të paragjykoj, sigurisht do të ketë përpjekje,  por nuk shoh një plan dhe interes konkret të SHBA-së për të bërë një mini Plan Marshall në Ballkan. Zakonisht varfëria dhe gjendja jonë ekonomike ka qenë hall i Evropës, sepse ne trokasim në dyert e tyre sa herë që kemi kriza”, u shpreh Shkullaku.