Shkullaku: Kurti po e forcon pozitën e tij negociuese (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkullaku: Kurti po e forcon pozitën e tij negociuese (VIDEO)

NULL NULL
31.01.2023 21:26

Analisti politik, Armand Shkullaku, ka thënë se takimi i thirrur sot nga Ambasada Amerikane në Prishtinë për Asociacionin, do të ishte e mundur të thirrej nga qeveria, nëse qevria do të ishte pro kësaj marrëveshje.

Sipas tij, qeveria është kundër krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, teksa shtoi se kryeministri i vendit, Albin Kurti, tani po e forcon pozitën e tij negociuese.

“Presioni ka ardhur duke u shtuar dhe është një moment tepër i vështirë për Kurtin, ndoshta më i vështiri që mund të ketë dhe në negociata, deri sa të mundësh, duhet të tregosh forcë”, është shprehur Shkullaku në Rubikon në Klan Kosova.