Shkullaku: Goditje për Vetëvendosjen fakti që deri tani s’e ka fituar asnjë komunë pa balotazh NULL NULL 17.10.2021 21:58 17.10.2021 21:58 Analisti politik Armand Shkullaku ka thënë se disa nga rezultatet, nga ato që janë numëruar deri tash nga KQZ-ja dhe Exit Poll-i i publikuar në Klan Kosova, janë befasuese e disa të tjera kanë qenë të parashikuara. “Kemi thënë që këto janë zgjedhje ku kanë rëndësi të jashtëzakonshme kandidatët, përzgjedhja, si dhe profili i tyre, për më tepër ata që kanë qenë në punë kanë dëshmuar që puna e tyre është vlerësuar nga qytetarët. Kjo shpjegon pse në qytete si Peja ose Gjakova ku Lëvizja Vetëvendosje fitoi në zgjedhjet e përgjithshme kandidatët janë në diferencë goxha të madhe nga kandidatët e Vetëvendosjes. Kemi thënë që këto do të jenë zgjedhje lokale dhe ka një rëndësi të madhe profili i kandidatit”. Ai, në Rubikonin Special në Klan Kosova, ka thënë se këto zgjedhje në votë popullore janë një test për Lëvizjen Vetëvendosje. Shkullaku e ka cilësuar si goditje për Vetëvendosjen faktin që deri tani del se nuk e kanë fituar asnjë komunë pa balotazh. “Ne pamë se si Lëvizja Vetëvendosje nuk bëri ndonjë mundim të madh për të përzgjedhur kandidatë më të qëlluar. Fushata nga Albin Kurti ose ekpsonentë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk qe një fushatë entuziaste, e fortë dhe e fuqishme. Albin Kurti u përqendrua më tepër në Mitrovicë të cilën sipas Exit Poll-eve po e humbet pa balotazh, derisa Podujeva është në balotazh, megjithëse Vetëvendosja ka një balotazh”. “Vetëvendosja duhet të jetë e qartë që ndonëse nuk e dimë akoma votën popullore fakti që Vetëvendosja nuk ka fituar deri më tani, gjithmonë duke iu referuar Exit Poll-eve, asnjë komunë pa balotazh është një goditje për Lëvizjen Vetëvendosje. Është goditje në kuptimin që pretendohej se do të kishin disa komuna të mëdha, por në asnjë prej tyre nuk kanë fituar pa balotazh. Ndodh rëndom që pas zgjedhjeve të përgjithshme forcat në zgjedhje lokale pësojnë rënie, këtu futen edhe elementë të zhgënjimit dhe lehtësisë me të cilën Vetëvendosja hyri në këto zgjedhje duke u bazuar në frymën e 14 shkurtit. Është sinjal alarmi për Vetëvendosjen që Albin Kurti dhe qeveria e tij duhet të punojë shumë më tepër për të merituar fitore të tjera dhe për të administruar pushtetin, sepse në opozitë është më e lehtë por në pushtet duhen dhënë prova konkrete për të bindur qytetarët”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024