Shkullaku e quan skandal draft-statutin e Edi Ramës për Asociacionin (VIDEO) NULL NULL 08.06.2023 21:40 08.06.2023 21:40 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot në një konferencë për media bëri të ditur se i ka propozuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. E në lidhje me këtë, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka folur opinionisti, Armand Shkullaku, i cili tha se kjo gjë iu duk skandal. “Për mua kur e dëgjova mu duk një skandal, mu duk skandal sepse në radhë të parë kur ka ardhë çështje për diskutimin për çështjen e Kosovës, Edi Rama ka folur gjithmonë si Lajçaku, nuk ka pasur një qëndrim pak më, po themi pro çështjes së Kosovës”, u shpreh ai. Shkullaku tutje tha se Rama nuk ka pasur asnjë deklaratë që dënon tensionet, siç u shpreh ai, që provokon Beogradi, përcjell Klankosova.tv. “Rama deri më sot nuk ka asnjë deklaratë ku të dënojë provokimet, tensionet, destabilitetin që provokon Beogradi, nuk ka asnjë, zero”, u shpreh tutje ai. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxhiu: Deklaratat e Qeverisë për vendimet e gjykatave, nuk paraqesin ndërhyrje në sistemin e drejtësisë 7 orë më parë