19:38, 23 Shkurt 2020

Sociologu Besim Gollopeni, ka komentuar veprimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti, i cili sot praktikoi një mënyrë tjetër të lëvizjes në qytet.

Përderisa politikanët deri më sot kanë lëvizur me përcjellje dhe eskorta të veturave, Kurti sot ka zgjedhur të ecë i vetëm në qytet duke shkuar në punë.

Ai gjatë rrugës u ndal dhe u përshëndet me qytetarë.

Për këtë Gollopeni tha se qytetarët deri më sot nuk janë mësuar me veprime të tilla.

“Mësimi i qytetarëve për të parë politikanët në xhipa dhe larg kontaktit me qytetarët, vjen momenti kur ata shohin një Kryeministër të Kosovës duke ecur dhe duke përshëndetur qytetarët e tij, jo vetëm që tërheq vëmendjen e të gjithëve, por edhe bëhet krye lajm në vend! Pse?

“Sepse ata nuk janë mësuar të shohin zyrtarë të lartë të shtetit që ecin dhe përshëndesin qytetarët siç ndodh zakonisht në vendet e zhvilluara. Kjo dëshmon se sa larg jemi nga vendet e zhvilluara …! Një sugjerim për Qeverinë e Kosovës – Të ndaloj “abuzimin” me vetura zyrtare jasht orarit të punës të gjithë zyrtarëve të shtetit”, ka shkruar sociologu në llogarinë Facebook.

Konkurs Pune

Lexo më shumë