Shkuarja e Bidenit në Ukrainë ish-ambasadorit amerikan po ia kujton Kosovën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkuarja e Bidenit në Ukrainë ish-ambasadorit amerikan po ia kujton Kosovën

NULL NULL
21.02.2023 11:27

Gjatë së hënës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, qëndroi për vizitë në Ukrainë ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, tha se kjo solli shpresë.

Kjo vizitë atij ia kujton Kosovën, kur Biden në cilësinë asokohe të zëvendëspresidentit e pati vizituar vendin tonë.

“Biden sjell shpresë në Ukrainë. E mbaj në mend kur zëvendëspresidenti Biden solli shpresë në Kosovë duke kaluar një ditë së bashku me ne në Ambasadën në Prishtinë në vitin 2016-të”, tha Delawie/ Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.