Lajmet e fundit
Gjatë ditës së mërkurë, zjarrfikësit në Lybeniq të Pejës në pikun e të nxehtit patën goxha punë.
Siç raporton gazetari korrespodent i Klan Kosova, Valdrin Daci, një objekt është përfshirë nga zjarri, derisa nuk dihet ende nëse ka të lënduar, transmeton Klankosova.tv.
“Sipas informacioneve jo zyrtare, të pakonfirmuara nga organet zyrtare, zjarri dyshohet se shpërtheu nga një duq i një cigareje”, tha Daci në emisionin “Ora Shtatë”.