Lajmet e fundit

Një veturë është përfshirë nga flakët gjatë natës në qendër të Slavonski Brodit, në rrugën Vukovarska, në Kroaci.
Sipas informacioneve jozyrtare të raportuara nga mediat lokale, automjeti dyshohet se i përket zëvendësprokurores së Qarkut në Slavonski Brod.
Policia ka konfirmuar se gjatë natës ka marrë njoftim për një zjarr. Nga incidenti nuk raportohet të ketë persona të lënduar, ndërsa vetura është shkatërruar plotësisht nga flakët, transmeton Klankosova.tv.
Në vendngjarje kanë intervenuar edhe zjarrfikësit e Njësisë Publike të Zjarrfikësve të Slavonski Brodit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe të parandalojnë përhapjen e tij te automjetet e tjera të parkuara pranë.
Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa sot pritet të kryhet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.
Sipas informacioneve jozyrtare, vetura ishte e parkuar para ndërtesës ku jeton zyrtarja e drejtësisë.
Tash për tash mbetet e paqartë nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë defekt teknik apo nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
Policia kroate ende nuk është deklaruar zyrtarisht për shkaqet e mundshme, ndërsa përgjigjet pritet të dalin nga ekspertiza dhe hetimet që do të zhvillohen.