Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkrimtari Salman Rushdie u godit me thikë 15 herë teksa ishte në skenë (VIDEO)

NULL NULL
12.08.2022 23:07

Shkrimtari Salman Rushdie u godit sot 15 herë me thikë në qafë brenda një teatri në veri të Nju-Jorkut dhe u transportua në një gjendje të rëndë për operacion në një spital aty pranë, shkruan The Times, transmeton Klankosova.

Sulmuesi u ngjit në skenë teksa autori britanik ishte gati të jepte një fjalim se Shtetet e Bashkuara ishin një strehë për shkrimtarët e persekutuar.

Rushdie, 75-vjeç, kaloi gati një dekadë duke u fshehur pasi udhëheqësi iranian Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi një fetva ose dekret, duke bërë thirrje për vdekjen e tij në vitin 1989 në përgjigje të romanit të tij Vargjet Satanike, të cilin shumë myslimanë e konsideruan si blasfemi.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.