Shkrimtari grek në një shtëpi me Agollin dhe Podrimjën - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkrimtari grek në një shtëpi me Agollin dhe Podrimjën

NULL NULL
15/11/2015

Me Shqipërinë, për herë të parë shkrimtarin grek Dinos Koubatis e ka lidhur një grua. Bashkëshortja e tij është shqiptare. Një degë e prejardhjes së tij është arvanitase. Për të bashkëjetesa mes popujve do të ishte shumë e thjeshtë, sikur instrumentet e përplasjeve dhe konflikteve të mos dirigjoheshin nga superfuqitë dhe qëllimet e tyre, sipas tij për “vjelje” të të mirave materiale nga popujt që janë pak më të brishtë.

Prej 22 vjetësh pas kontaktit të aprë me Shqipërinë, shtëpia e tij në ishullin Salamina është bërë bujtëse e shkrimtarëve më të shquar shqiptarë, si Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Ali Podrimja, e të tjerë por edhe e emigrantëve./Shqiptarja