Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkrimtari australian i ndaluar në Kinë druan se do të vdes në burg

NULL NULL
29.08.2023 11:26

Një shkrimtar kinezo-australian, i cili ka qenë i ndaluar në Kinë për më shumë se katër vjet, ka thënë se ka frikë se mund të vdes në burg, pasi një cistë e madhe iu gjet në veshkë.

Yang Hengjun, aktivist i demokracisë, u arrestua në vitin 2019 gjatë një vizite për të parë familjen në Kinë dhe u akuzua për spiunazh akuza që ai i ka mohuar, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Një gjykatë në Pekin e mbajti gjyqin e tij në fshehtësi në vitin 2021, por një vendim është vonuar vazhdimisht, ndërsa një mesazh për mbështetësit të enjten e kaluar, Yang tha se kishte përjetuar siklet dhe dhimbje në veshkë për disa muaj.

E pas një ekzaminimi mjekësor, një mjek e këshilloi Yangun se kishte një cistë 10 centimetërsh që i shtrëngonte veshkën.

Ndërkaq ai shpreh frikën për vdekjen përmes një mesazhi.

“Nëse diçka ndodh me shëndetin tim dhe unë vdes këtu, njerëzit jashtë nuk do ta dinë të vërtetën,” “Nëse diçka më ndodh mua, kush mund të flasë për mua?”, tha Yang.

Feng Chongyi, miku i Yang dhe ish-mbikëqyrësi i doktoraturës në Universitetin e Teknologjisë, Sydney, i bëri thirrje qeverisë australiane që të punojë me komunitetin ndërkombëtar për t’i bërë presion qeverisë kineze që ta lirojë Yang me kusht.

“Yang Hengjun i është nënshtruar ndalimit arbitrar në Kinë nga policia sekrete kineze për më shumë se katër vjet dhe jeta e tij është në rrezik, “krimi” i tij i vërtetë është mbrojtja e vlerave universale si demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës.” tha ai.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, të hënën iu tha gazetarëve se do të ngrejë shqetësime për shëndetin e Yang kur të takohet me udhëheqësin kinez Xi Jinping, në samitin e Grupit 20 në Nju Delhi muajin e ardhshëm.

“Ne gjithmonë ngremë çështjet e qytetarëve australianë kur unë ose ministrat e mi takohen me homologët tanë ndërkombëtarë, përfshirë Kinën”, tha Albanese, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin tha se Kina është një vend me sundim të ligjit.

“Gjyqësia e Kinës e ka gjykuar çështjen në mënyrë rigoroze në përputhje me ligjin, ka siguruar mjaftueshëm të drejtat legjitime të të gjitha palëve përkatëse dhe ka respektuar dhe siguruar mjaftueshëm të drejtat konsullore të Australisë, siç janë vizitat”, tha Wang.

Yang ka punuar më parë si zyrtar në Ministrinë e Jashtme kineze, megjithëse ka nënshtetësi australiane, Yang e kaloi shumicën e kohës në ShBA para ndalimit të tij, ai postonte në mënyrë rutinore komente satirike kritike ndaj qeverisë kineze për afro 130,000 ndjekësit e tij në X.

Gjihashtu edhe Cheng Lei, një prezantuese televizive australiane që ka punuar për transmetuesin shtetëror të Kinës CGTN, akuzohet për furnizim të paligjshëm të sekretit shtetëror jashtë shtetit dhe është mbajtur në burg për tre vjet.

lajme të ngjashme