Shkrepje me armë zjarri në Prishtinë, ka të lënduar NULL NULL 25.11.2024 18:51 25.11.2024 18:51 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv. Sot në rrugën “Hilë Mosi” në kryeqytet ka ndodhur një përleshje mes disa personave ku dyshohet të jetë shkrepur dhe arma e zjarrit. Sipas policisë, numër i pacaktuar i të dyshuarve janë shoqëruar në stacion, ndërsa një armë është sekuestruar, transmeton Klankosova.tv. E të lënduarit janë trajtuar në QKUK, sipas policisë. “Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore të cilat kanë rezultuar me identifikimin, lokalizimin si dhe kapjen e menjëhershme të disa personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë. Të lënduarit nga përleshja janë dërguar në QKMF, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë që është identifikuar edhe një veturë e dyshuar, e njëjta është ndaluar dhe kontrolluar nga policia. Aktualisht po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025