Shkon në pesë numri i të arrestuarve për sulmin ndaj portierit të Ballkanit - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në pesë numri i të arrestuarve për sulmin ndaj portierit të Ballkanit

NULL NULL
3 months më parë

Pesë të dyshuar janë arrestuar deri më tani për sulmin ndaj portierit të Ballkanit Stivi Frashëri.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

Hashani tha se dy nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Lëndim trupor” ndërsa tre të tjerët për veprën “prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

“Lidhur me rastin pjesëmarrja në turmë dhe huliganizëm, të ndodhur gjatë ndeshjes sportive të futbollit në Gjilan, Policia e Kosovës ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre para organeve të drejtësisë”.

“Si rezultat i hetimeve intensive, deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar, dy nga të dyshimtit pas intervistimit në bazë të procedurave ligjore ndalen për 48 orë për Veprën penale “Lëndim trupor”, ndërsa tre të tjerë “prishje e rendit dhe qetësisë publike”, rasti procedohet  në procedurë të rregullt. Hetimet dhe veprimet policore lidhur me rastin janë duke vazhduar”.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u ndërmarrë dhe do të ndërmerren në vijim, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”.

Në javën e 27-të të Superligës, në ndeshjen Gjilani – Ballkani, thuajse në fund të takimit pas barazimit të rezultatit 1:1, nga portieri i ekipit të Gjilanit, tifozët vendas hyjnë në fushë duke e sulmuar portierin e ekipit nga Suhareka.

Ndeshja më pas u pezullua ndërkaq portieri Stivi Frashëri, u dërgua në spital për trajtim.

Policia arreston edhe tre të dyshuar për sulmin ndaj portierit të Ballkanit