Shkon në nëntë numri i të vrarëve në një shkollë në Beograd NULL NULL 03.05.2023 11:41 03.05.2023 11:41 Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se numri i personave të vdekur në shkollën fillore në Beograd ka shkuar në nëntë. Sipas MPB-së serbe, nga të shtënat e 14-vjeçit, të vrarë kanë mbetur tetë fëmijë dhe punonjësi i sigurimit, ndërsa janë lënduar gjashtë nxënës dhe një mësuese e shkollës, transmeton Klankosova.tv. Bëhet e ditur se i dyshuari për këtë vepër është arrestuar në oborrin e shkollës, ndërsa forcat e policisë janë në terren duke punuar intensivisht për zbardhjen e rrethanave. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO
Kuriozitete Policia angleze e quan hero punonjësin që u përball me plaçkitësin e armatosur (VIDEO) 18/04/2023