15:40, 23 Shkurt 2020

Ka shkuar në nëntë numri i të vdekurve dhe në 75 i të lënduarve në juglindje të Turqisë si pasojë e tërmetit që ishte me magnitudë 5.7, transmeton Klan Kosova.

Tërmeti ishte me epiqendër në fshatin Habash-e Olya afër kufirit me Iranin.

Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti, i cili ndodhi në orën 9:22 të mëngjesit me kohën lokale (0552GMT), kishte një thellësi prej 5 kilometrash (3 milje). Rajoni ka një histori të tërmeteve të fuqishëm. Muajin e kaluar një tërmet i përqendruar në qytetin lindor turk të Elazig vrau më shumë se 40 njerëz.

Konkurs Pune

Lexo më shumë