Shkon në mbi 28,000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri NULL NULL 11.02.2023 23:33 11.02.2023 23:33 Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit të së hënës ka arritur në 28,192. Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay, njoftoi në një konferencë se numri i të vdekurve në Turqi u rrit në 24,617. Në Siri, numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara është 3,575, përfshirë 2,167 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas grupit të mbrojtjes civile të Helmetave të Bardha. 1,408 vdekje shtesë janë regjistruar në territoret e kontrolluara nga qeveria, sipas mediave shtetërore siriane, të cilat citojnë Ministrinë e Shëndetësisë të vendit, raporton CNN, përcjell Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti dhe Vitia vizitojnë punimet në dy klinika të QKUK-së, vlera e tyre mbi 4 milionë 21 minuta më parë