Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga virusi në Kinë

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga virusi në Kinë

8 muaj më parë

Ka arritur në gjashtë numri i viktimave nga virusi misterioz që fillimisht u regjistrua në Kinë.

Përpos të vdekurve, gati 300 persona të tjerë janë të infektuar.

Deri më tash janë konfirmuar 293 raste të virusit. Përpos tyre, 54 raste të tjera janë të dyshimta, ndërsa 900 persona janë duke u mbajtur nën vëzhgim.

Pas përhapjes në disa shtete, rasti i parë u shënua edhe në Tajvan. Zyrtarët shëndetësorë të Tajvanit thanë se personi i infektuar është një grua rreth të pesëdhjetave. e cila është shtrirë në spital dhe është duke u trajtuar.

Raste të dyshimta janë shënuar tashmë edhe në Filipine dhe Australi, ndërsa autoritetet kineze konfirmuan dje se virusi i ri mund të përhapet nga njeriu në njeri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë gjatë kësaj jave do të mbajë një takim urgjent për shkak të përhapjes së virusit të rrezikshëm, i cili po e shkakton një lloj pneumonie.