Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi, 200 të plagosur

NULL NULL
30.10.2020 16:49

Gjashtë persona mbetën të vdekur nga tërmeti shkatërrues prej 7.0 magnitudë në Izmir të Turqisë, ndërsa 200 të tjerë janë plagosur.

Së paku 20 ndërtesa janë shkatërruar në Izmir. Banorët dhe ekipet e shpëtimit janë duke punuar për të gjetur të mbijetuarit duke përdorur sharra për të prerë rrënojat, njofton Klan Kosova.

Deri më tani, rreth 70 njerëz janë shpëtuar, shkruan Al Jazeera.

Tërmeti që goditi brigjet e Turqisë dhe të Greqisë, në Izmir formoi dallgë nga deti duke bërë që rrugët të vërshojnë.

Në Greqi, televizioni publik ka raportuar se ky tërmet edhe atje ka shkaktuar një mini-cunami në perëndim të ishujve Samos, ka shkatërruar shtëpi dhe ka plagosur së paku katër njerëz.

Para pak kohësh, ministri i Shëndetësisë së Turqisë tha se janë katër viktima të regjistruara nga tërmeti, por numri po vazhdon të rritet.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.