Shkon në 95 numri i të vdekurve në Spanjë nga vërshimet NULL NULL 30.10.2024 19:50 30.10.2024 19:50 Ka shkuar në 95 numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha në Spanjë. Nga këto viktima 92 janë vetëm në Valencia. Dy vdekje të tjera ishin në Castilla-La Mancha dhe tjetra ishte në Malaga – 71-vjeçari britanik, vdekja e të cilit u raportua nga presidenti i qeverisë Andaluziane. Përpjekjet e shpëtimit janë në kërkim të shumë personave të cilët janë raportuar të zhdukur, transmeton Klankosova.tv. Shiu ka shkaktuar kaos, ka rrëzuar ura dhe ka tërhequr mijëra makina. Ndërkohë, agjencia shtetërore e motit në Spanjë – AEMET ka ndezur alarmin e kuq në rajonin e Valencias dhe nivelin e dytë më të lartë të alarmit në pjesë të Andaluzisë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv