Shkon në 86 numri i viktimave nga shpërthimi i cisternës në Nigeri NULL NULL 20.01.2025 07:48 20.01.2025 07:48 Foto nga Daily Mail Numri i të vdekurve nga shpërthimi i cisternës në Nigeri është rritur në 86. Gjithsej 80 trupa u varrosën në një varr masiv në zonën e qeverisjes lokale Gurara, njofton agjencia e lajmeve “Xinhua”, transmeton Klankosova.tv. Varrimi masiv u bë me mbështetjen e autoriteteve të pushtetit vendor dhe vullnetarëve.