Shkon në 73 numri i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi NULL NULL 17.01.2021 12:17 17.01.2021 12:17 Të paktën 73 njerëz kanë vdekur nga tërmeti që ka goditur provincën Sulawesi në Indonezi të premten. Zëdhënësi i Agjencisë për zbutjen e katastrofave në Indonezi, Raditya Jati, ka thënë se më shumë se 820 njerëz janë plagosur dhe mbi 27,800 persona janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e tërmetit me magnitudë 6,2, transmeton Klan Kosova. Policët dhe oficerët ushtarakë të shumtë kanë punuar shumë për të mbrojtur vendin nga plaçkitjet që mund të ndodhnin në këtë rajon, shkruan Reuters. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova S’kishte para në arkë, hajni i maskuar dhe me armë dështon të vjedhë në Ferizaj 11 minuta më parë