Shkon në 59 numri i viktimave nga përmbytja e varkës në Itali - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në 59 numri i viktimave nga përmbytja e varkës në Itali

NULL NULL
27.02.2023 08:49

Të paktën 59 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi një varkë me 200 emigrantë u përmbyt në brigjet e Italisë.

Oficerët e rojës bregdetare janë duke bërë kërkime rreth bregdetit pranë qytetit jugor italian të Crotone, pasi një varkë prej druri me rreth 200 emigrantë u përplas në shkëmbinj nënujorë, duke vrarë të paktën 60 njerëz, përfshirë fëmijë, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Dhjetëra njerëz të tjerë janë ende të zhdukur në ujërat e trazuar dhe zyrtarët kanë frikë se numri i të vdekurve mund të arrijë në 100. Të paktën 80 persona u gjetën të gjallë, tha roja bregdetare italiane.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.