Shkon në 56 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë NULL NULL 26.01.2020 08:44 26.01.2020 08:44 Ka shkuar në 56 numri i të vdekurve nga korovirusi në Wuhan të Kinës, transmeton Klan Kosova. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka thënë se përhapja e këtij virusi është duke u përshpejtuar atje. Ai në mbledhjen e qeverisë që mbajti me zyrtarët e tij deklaroi që Kina po përballet me një situatë të rëndë. Virusi i quajtur “koronaviurs” ka prekur deri tani në tërë Kininën 2000 njerëz. SHBA-ja ka njoftuar se konsullata e tyre në Wuhan do të evakuohet. Në një prononcim për Top Channel, Selim Belortaja ambasador i Shqipërisë në Kinë ka treguar për numrin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në qytetin Wuhan. Në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, Ambasadori Belortaja tha se në “ dijeninë tonë, në Wuhan janë 4 studentë shqiptarë. Për fat 2 prej tyre janë jashtë (një në Shqipëri e tjetri pat lëvizur në një tjetër provincë). Nga ata dy, vetëm një vajzë na ka kontaktuar dhe nuk është e infektuar në dijeninë e saj”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024