Shkon në 55 numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë, viktima e fundit është nga Mitrovica NULL NULL 03.07.2020 00:09 03.07.2020 00:09 Këtë të enjte numri i të vdekurve si pasojë e infeksionit me koronavirus ka shkuar në 55. Viktima e fundit që ndërroi jetë nga Covid-19 është nga Mitrovica, njofton Klan Kosova. Rastin e ka konfirmuar Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, duke iu shpreur ngushëllime familjes Muharremi. ”Me keqardhje mora lajmin se një person nga Mitrovica ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Nga kjo pandemi që po e sfidon gjithë botën, duhet të mbrohemi me masat e parapara nga institucionet relevante të shëndetësisë, duke zbatuar strikt masat mbrojtëse. Familjes Muharremi i shprehu ngushllimet më të sinqerta”, ka shkruar ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë