Shkon në 29 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi NULL NULL 25.01.2020 21:49 25.01.2020 21:49 Numri i vdekjeve nga tërmeti i fuqishëm i së premtes në Turqinë lindore është rritur në 29. Deri më tani, 1234 njerëz janë raportuar të lënduar, ndërsa punëtorët e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për njerëz nën rrënoja, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), njofton Klan Kosova. Gjithsej 43 njerëz janë shpëtuar përfshirë një grua, e cila u nxor e gjallë 17 orë pasi shtëpia e saj u rrëzua mbi të. Një ekip studiuesish po vlerëson dëmin e shkaktuar nga tërmeti, me raportet fillestare që thonë se 72 ndërtesa u dëmtuan plotësisht. Pas tërmetit e fuqishëm në këtë rajon u ndjenë edhe të paktën 462 goditje, shumica e të cilëve ishin mbi 4.0 me madhësi. Tërmeti me madhësi 6.8 tronditi provincën Elazig të Turqisë natën së premtes. Dridhjet u ndien edhe në vendet fqinje përfshirë Sirinë dhe Gjeorgjinë. Presidenti Erdogan vizitoi rajonin e prekur nga tërmeti dhe ndoqi funeralin e dy viktimave. “Ne kemi pasur shumë tërmete por kombi është ngritur sërish me durim” , tha Erdogan, duke i kërkuar kombit të jenë të fortë në këtë fatkeqësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kryetari i Kamenicës: Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk po trajton kërkesat për anëtarësim të komunve në veri 1 minutë më parë
Ekonomi Banka Botërore e miraton kredinë në vlerë prej 90 milionë eurosh për Kosovën 17 minuta më parë