Shkon në 288 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Indi (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 03.06.2023 20:08 nga Agnesa Sahiti 03.06.2023 20:08 Të paktën 288 persona mbetën të vdekur nga aksidentimi i dy trenave në Oshida të Indisë. Nga përplasja ku mjetet e transportit dolën nga shinat, rreth 900 persona mbetën të plagosur. Afro 200 nga ta në gjendje të rëndë u transferuan në spitale të specializuara në qytete të tjera në Odisha, e po aq u liruan, pasi morën trajtim mjekësor, raporton Klan Kosova. Këtë aksident ndër më vdekjeprurësit në shtetin aziatik në dekada, kryeministri Narendra Modi e quajti çështje serioze e shumë shqetësuese për Qeverinë. Derisa një komitet i nivelit të lartë dhe komisionari i sigurisë hekurudhore u njoftua se kanë nisur hetimet për shkaktarët e aksidentit. Po ashtu u bë e ditur se autoritetet do të fillojnë të heqin rrënojat për të riparuar binarët dhe për të rifilluar funksionimin e trenit. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kongresistja republikane: I papranueshëm agresioni i shteteve të mbështetura nga Rusia ndaj Kosovës 02/10/2023