Shkon në 25 numri i të vdekurve nga stuhitë dhe tornadot në Misisipi NULL NULL 25.03.2023 23:41 25.03.2023 23:41 Ka shkuar në 25 numri i të vdekurve në Misisipi, pasi stuhitë shkatërruese dhe një tornado e madhe përshkuan vendin të premten mbrëma, duke lënë gjithashtu dhjetëra të plagosur. Moti i rëndë goditi disa shtete jugore gjatë natës, ndërsa qendrat e shkatërrimit u shfaqën të shtunën në mëngjes. Të dielën priten stuhi më të forta për rajonin, me një rrezik të nivelit dy nga pesë të dëmtimit të erërave, tornadove të izoluara dhe breshrit të fortë. Zonat e prekura do të përfshijnë Montgomery, Alabama; Jackson, Misisipi; dhe Columbus dhe Macon në Gjeorgji. Përmbytjet janë gjithashtu të mundshme, thanë meteorologët. /Klankosova.tv
Lajme Ministria britanike e mbrojtjes: Rusia humbi mbi 10 mijë automjete ushtarake që nga fillimi i luftës 16/04/2023