Shkon në 23 numri i viktimave në Shqipëri NULL NULL 09.04.2020 18:48 09.04.2020 18:48 Ka shkuar në 23 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pasditen e sotme ka ndërruar jetë një 72-vjecare nga Tirana, e cila ishte e shtruar në spitalin infektiv. “Një paciente 72 vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spitalin infektiv në QSUT, e konfirmuar me COVID19. E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi gjatë ditës së sotme, kur edhe është intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mëdha të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Po ashtu ministria thotë se 72 vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse si insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve, ndërsa i bën apel qytetarëve t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit social dhe izolimit, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19./Ora News.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025