Shkon në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut NULL NULL 06.04.2020 12:38 06.04.2020 12:38 Gjatë natës së djeshme në Maqedoninë e Veriut janë shënuar edhe tre viktima nga koronavirusi. Një viktimë është nga qyteti i Koçanit kurse dy viktima nga qyteti i Tetovës. Numri i viktimave nga Covid-19 tashmë shkon në 21. Sipas statistikave të djeshme në vend gjithsej ka 555 raste të regjistruara me Covid-19 kurse 514 janë raste aktive. Deri më tani në vendin tonë janë shëruar 23 persona, njofton Alsat-M përcjell Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.