Shkon në 21 numri i të vrarëve nga të shtënat në një shkollë fillore në Teksas - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shkon në 21 numri i të vrarëve nga të shtënat në një shkollë fillore në Teksas

NULL NULL
1 month më parë

Ka shkuar në 21 numri i të vdekurve nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë fillore në Teksas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 19 nga të vrarët janë nxënës si dhe dy të rritur.

Sipas guvernatorit të Teksasit, Greg Abbott, autori i armatosur ishte një 18-vjeçar që jetonte në zonë.

Të shtënat ndodhën në qytetin Uvalde, rreth 133 km nga San Antonio, qyteti i shtatë më i madh i Amerikës.

Autori u qëllua për vdekje, ndërkaq dy oficerë u goditën gjithashtu gjatë shkëmbimit të armëve, por nuk u plagosën rëndë, shkruan CNN, transmeton KlanKosova.tv.