Shkon në 19 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit në Sudanin Jugor NULL NULL 09/09/2018 09/09/2018 19 persona kanë humbur jetën kur një avion i vogël u rrëzua në Sudanin e Jugut të dielën. Këto informata i bëri të ditura Ministri për informim i këtij shteti, Taban Abel. “Numri (i të vdekurve) ka arritur në 19”, tha ai për Reuters, transmeton Klan Kosova. Aeroplani u rrëzua në një lumë teksa po udhëtonte nga nga kryeqyteti Juba në qytetin e Yirol. Një dëshmitar okular u shpreh se trupat e pajetë u gjetën në ujë. Në mesin e 22 pasagjerëve sipas një tjetër burimi kishte edhe tre fëmijë. Rrëzimin e avionit e konfirmoi edhe shefi ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil të Jugut në Juba, David Subek. Në vitin 2015, dhjetëra njerëz u vranë kur një avion rus me pasagjerë në bord u rrëzua pasi u nis nga aeroporti në Juba.
Kosova Spahiu: Lufta në Ukrainë, mundësi që Kosova të njihet nga Serbia me çmim më të ulët (VIDEO) 18/08/2022