Shkon në 154 numri i viktimave në Bejrut

Shkon në 154 numri i viktimave në Bejrut

2 muaj më parë

Ka arritur në 154 numri i viktimave pas shpërthimit që ka ndodhur në Bejrut të Libanit.

Ministri i Shëndetësisë të Libanit, Hamad Hassan, ka thënë të premten se 154 persona kanë mbetur të vdekur nga shpërthimi i fuqishëm që ka ndodhur në Bejrut të martën, shkruan Washintgon Post, transmeton Klan Kosova.

Përveç viktimave shpërthimi la edhe shumë dëme materiale ku mbi 300 mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë, ndërsa rreth 120 njerëz janë në gjendje kritike.