Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan NULL NULL 22.03.2023 08:39 22.03.2023 08:39 Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 90 janë lënduar në Pakistan dhe Afganistan pas një tërmeti me magnitudë 6.5 që goditi të martën vonë. Nëntë persona janë vrarë dhe 44 të tjera janë lënduar në veriperëndim të Pakistanit, tha një zyrtar i qeverisë pakistaneze, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Spitalet në provincën veriore Khyber Pakhtunkhwa u vendosën në gjendje të jashtëzakonshme gjatë natës. Të paktën katër persona janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur në Afganistan, tha një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë atje. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv
Lajme Ministria britanike e mbrojtjes: Rusia humbi mbi 10 mijë automjete ushtarake që nga fillimi i luftës 16/04/2023