Shkon në 10 numri i viktimave në Izrael pas sulmeve iraniane gjatë natës NULL NULL 15.06.2025 07:59 15.06.2025 07:59 Ndërtesa të dëmtuara shihen pas një sulmi nga një raketë iraniane në Bat Yam, Izrael, të dielën - Reuters Numri i të vdekurve në Izrael nga sulmet e Iranit gjatë natës është rritur në 10, derisa punonjësit e emergjencës në terren vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Gjashtë persona u vranë në qytetin bregdetar qendror të Bat Yam, ku një ndërtesë u godit drejtpërdrejt, sipas organizatës izraelite të kërkim-shpëtimit ZAKA, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Katër të tjerë u vranë në qytetin verior palestinezo-izraelit të Tamra, ku u goditën gjithashtu ndërtesa. Nga ana tjetër, edhe Izraeli po sulmon Iranin, megjithëse raportimet thonë se ende nuk është konfirmuar numri i saktë i viktimave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.