Shkoi në Turqi për t’i zmadhuar të pasmet, vdes 38-vjeçarja NULL NULL 19.08.2024 08:56 19.08.2024 08:56 Një grua nga Britania ka vdekur pasi ka bërë një “ngritje braziliane” të të pasmeve në Turqi. Kaydell Brown, 38-vjeçare, pagoi rreth 6 mijë euro, një paketë që përfshinte “ngritje braziliane” të të pasmeve, shtrëngim barku dhe ndërhyrje në gjoks. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjeve në një spital në Stamboll në mëngjesin e 26 marsit të vitit 2024, por nga aty nuk doli kurrë. Motra e saj, Leanne e cila akuzoi spitalin, pohoi se mjekët e informuan për vdekjen e saj, dhe tha se iu dorëzua një zarf me para për rezervimin e fluturimit për në shtëpi. “Më dukej sikur më thanë: më falni që ajo ka vdekur, ja ku e keni biletën tuaj për avion”, u shpreh motra e të ndjerës. Kaydell kishte shpresuar se operacioni do ta kthente jetën e saj në rrugën e duhur pasi ajo shtoi në peshë për shkak të lëndimit të kyçit të këmbës, sipas motrës së saj, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Aleanca ushtarake KS-AL-HR, ish-ushtaraku Qollaku: Vuçiqi, ia ka frikën kësaj nisme (VIDEO) 20/03/2025
Kosova Detajet tronditëse, Thaçi: I akuzuari për spiunazh mblidhte informacione për Hashim Thaçin (VIDEO) 20/03/2025