Shkodra, thesar turistik që duhet zbuluar (VIDEO)

Shkodra, thesar turistik që duhet zbuluar (VIDEO)

2 muaj më parë

Kur dielli lindë, e rrezet i lëshon në horizont, në pah dalin bukuritë e qytetit të Shkodrës.

Pasuri të mëdha arkeologjike janë zbuluar në vendin e quajtur Koman. Por, për t’i parë ato duhet goxha përgatitje ngase ndodhen në jo më pak se 650 metra lartësi mbidetare.

Në lartësi të Komanit ku ndërthuret bukuria e bjeshkëve dhe e lumit, jo fort larg nga njëra tjetra gjenden edhe mbetjet nga “Kisha Peshkopale”, ku besohet që banorët e kësaj ane shekuj më parë kryenin ritet fetare, e mbi një mijë varreza që i takojnë periudhave të ndryshme.
Antikitet në rrethinën e Shkodrës mund të gjendet në rrafsh, bjeshkë e bile edhe në ishull.

Në këtë të fundit u gjet Qyteti Mesjetar ku ndodhet kisha e Dioqezës së Sardës, e që është e pozicionuar mbi vendin që njihet si ishulli i Shurdh Hahut.

Disa orë nga atje vërehen edhe gjurmët e Mbretëreshës Helenë, përmes Kishës së Shiriqit që u ndërtua nga ajo në vitin 1290.

Po kaq të lashtë janë edhe lumenjtë që rrethojnë këtë qytet, e që secili përbën atraksion më vete, andaj për t’i përjetuar bukuritë përmes tyre duhet të përdoren varkat.

Storie e përgatitur nga gazetarja Qendresa Bellagoshi.